Victoria thotë se David Beckham s’i ka parë kurrë vetullat e saj natyrale…

Victoria dhe David Beckham janë një ndër çiftet më jetëgjatë në Hollywood dhe ajo që mund të përkufizohet #powercouple, por mos mendoni se David ka parë gjithçka nga bashkëshortja.

Victoria ka një rregull: As David dhe askush nuk mund të më shohësh pa rregulluar vetullat dhe pikë!

Advertisement

Në një intervistë për “The Sunday Times”, 49-vjeçarja u shpreh: “Me kalimin e viteve, vetullat e mia janë dëmtuar dhe nëse do të më shihnit pa to, do të tmerroheshit. David nuk i ka parë kurrë vetullat e mia origjinale. Ato janë gjëja e parë që rregulloj. Pra, zgjohem dhe rregulloj vetullat!”.

Ndonëse ju mund të mendoni se Victoria është mjaftueshëm e suksesshme dhe ka një jetë të tërë me ish-futbollistin, ndaj është normale që t’ia tregojë atij vetullat e saj natyrale, sërish, kjo s’e ndal ikonën e modës që të jetë versioni më i mirë i vetes, së pari për bashkëshortin e më pas për botën.

Mund të them se Victoria është motivimi im i ri për t’u zgjuar në mëngjes dhe për të bërë makeup!