Java e Modës në Paris, modelet sfilojnë mbi ujë

Një sfilatë aspak e zakontë ishte ajo e Yves Saint Laurent në Paris.

Shfaqja u mbajt në Trocadero, afër kullës Eiffel, zbukuruar me pemë të bardha palme.

Advertisement

Edhe pse rreshtat e parë ishin të mbushur me yje si Kate Moss, Cindy Crawford apo Salma Hayek pa lënë mënjanë dhe Lindsay Lohan, ishte pasarela piktoreske që me të vërtetë vodhi shfaqjen.

Modeleve iu desh të ecnin mes për mes ujit të rrjedhshëm me taka të larta.

Veshjet e dizenjuara nga Anthony Vaccarello kishin një frymëzim nga vitet ’60, ’70 dhe ’80 ku pati një dominancë të pantallonave të shkurtra lëkurë, çizmeve të argjendta, kapeleve ekstravagante dhe materialeve gjithë shkëlqim, me stil cowgirl, por të përshtatshme për festa ekstravagante.