Jamie Foxx ka më shumë se një muaj që ndodhet në spital. Pavarësisht se vetë familja ka bërë me dije më parë se gjendja shëndetësore e Jamie Foxx po përmirësohet pak nga pak, tashmë rrethi më i ngushtë i tij ka rrëfyer për se ata janë duke u përgatitur për skenarin më të keq.
Vetë vajza e tij, Corinne, njoftoi para pak kohësh përmes profilit zyrtar në Instagram se aktori duhej të shtrohej urgjentisht për shkak të “komplikacioneve me gjendjen e tij shëndetësore”.
Porblemet shëndetësore erdhën pikërisht kur Foxx po xhironte disa skena për një film të ri në Netflix, ku është protagoniste edhe Cameron Díaz.
Më 4 Maj, vetë aktori falënderoi për gjithë mbështetjen që po merrte nga fansat, por mesa duket që nga atherë duket se sitauta shëndetësore ka ndryshuar pak.