Beyonce mahnit fansat!

Tuesday, September 8, 2026

Mijëra fansa u mblodhën në Stokholm të Suedisë për të festuar në shfaqjen hapëse të turneut të ri botëror të Beyonce.

Mediat e huaja shkruajnë se “Renaissance” është turneu i parë solo i Beyonce që nga viti 2016.

Në koncertin e hapjes këngëtarja ndau hite nga albumi i saj i vitit 2022, suksesi i të cilit e vendosi Beyoncen në krye të fronit të “Grammy” si artistja më e dekoruar e ceremonisë në histori.

Fansat e saj të cilët ishin ankuar muajt e fundit për mungesën e videoklipeve për këngët e albumit patën rastin të shijojnë një natë unike në premierë. Ndryshimi i shpejtë i kostumeve dhe ndryshimeve të dekorit ishte befasues. Këngëtarja luajti në ndërveprime mes një bote dixhitale dhe fizike, ku pajisjet robotike krijonin figura të çuditshme në qiell.

Sourcetvklan
RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM