Thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi mbi jetën sentimentale të Jennifer Lopez duhet të ndalojnë. Gjatë një interviste për IO DONNA, artistja ka deklaruar se është singëll. Nuk ka dyshime se J.LO është një grua e suksesshme: me filma që së shpejti do të publikohen, me bashkëpunime në botën e modës, me një fizik ndër më të adhuruarit në Hollywood dhe showbiz, ajo po jeton një vit fantastik. Thashethemet se ajo ishte rikthyer me Casper Smart nuk janë të vërteta.
Si e kalon kohën e lirë? Në qetësi me familjen: ”Është shumë e çmuar koha kur nuk duhet të bëj asgjë. Është kaq bukur kur ulem dhe i përsëris vetes se është OK të mos bëj asgjë”.
Ne jemi të bindur se momentet e preferuara të ditës së J.LO janë pikërisht ato të kaluar me fëmijët, siç edhe kjo foto dëshmon…