E keni menduar ndonjëherë se si do të ishte Toka pa njerëz?
Me xhama të thyer dhe fasadat e mbuluara nga bimësia, këto godina duket sikur janë pjesë e sheshxhirimit të filmave hollivudianë me apokalips.
Por, janë thjesht foto të realizuara nga Johnny Joo në Amerikë, në vende që janë braktisur nga njerëzit shumë vite më parë.
Fotografitë tregojnë shtëpi dhe qendra tregtare që po “gëlltiten” nga natyra, njësoj si në filmin “Jurassic Park”.