Tashmë ish-prezantuesi i Top Select, Mishel Rrena, i cili u përfshi në valën e ndryshimeve që po pëson televizioni shqiptar këtë sezon, ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor.

Largimi i tij është i konfirmuar, por ende nuk dihet nësë Misheli ka ndonjë Plan B.
Studimet thonë se kur pëson një ndryshim në jetë, ke nevojë ta shprehësh atë nëpërmjet pamjes së jashtme ose stilit të veshjes. Të jetë largimi i tij nga ekrani arsyeja e këtij ndryshimi? /radionrg.al/

Advertisement

Në Instagramin e tij personal, ka postuar look-un e ri me flokë të shkurtër, ndryshe nga ç’ishim mësuar ta shihnim që nga fillimet e tij në Select.