Këpucët më të kërkuara nga të gjitha gratë në botë janë prej ari dhe me diamante dhe kanë një vlerë prej 17 milionë dollarësh.
Me takë të hollë e të lartë, këto këpucë thyejnë edhe rekordin e këpucëve të krijuara nga Debbie Wingham për vajzën e një manjati të Lindjes së Mesme, që u shitën “vetëm” 14 milionë dollarë.
Këpucët u prezantuan në Dubai, në një hotel me 7 yje, në një pritje ku morën pjesë 50 pjesëmarrës të zgjedhur nga llogaria bankare. Vetëm ata që mund t’i përballonin këpucët morën pjesë në eventin ekskluziv.
“Ne donim të krijonim diçka unike”, tha Maria Majari, bashkë-themeluesja e Jada Dubai, marka që krijon këpucë të çmuara.
“Dubai është një qytet milionerësh dhe miliarderësh. Një qyetet me mjaft potencial për të vlerësuar objekte luksi.” Kështu ka thënë për AFP kreu i ankandit.
Organizatorët e ankandit janë unanimisht të mendimit se këpucët në fjalë që në fakt janë dizenjuar nga stilistja britanike Debbie Wingham e justifikojnë më së miri shifrën marramendëse të 17 milionë dollarëve.