Pas sukseseve të “In The name Of Love” dhe “Me, Myself & I” Bebe Rexha është duke u transmetuar anekënd globit mevideon e “I Got You”, që po ngjitet çdo ditë e më tepër nëpër klasifikimet muzikore. Ky është padyshim nje moment i artë për këngëtaren shqiptaro-amerikane që sapo ka bërë me dije titullin dhe datën e publikimit të albumit të parë. “All Your Fault: Pt. 1” do të publikohet më 17 shkurt. E teksa presim daljen e diskut të ri të Bebe shijoni performancën e saj në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

https://www.youtube.com/watch?v=IqRo_expxpM

Advertisement