Ja pse Pharrell turpërohet prej njërës nga këngët e tij më të famshme

Pharrell thotë se turpërohet nga teksti i këngës ‘Blurred Lines’.

Pharrell

Pharrell Williams thotë se polemika përreth “Blurred Lines” bëri që ai të kuptojë disa nga këngët e tij  shërbejnë një kulture seksiste.

Këngëtari thotë se në fillim nuk e kuptoi pse disa njerëz i shihnin vargjet si “abuzuese”.

Por ai më vonë kuptoi se “ka burra që përdorin të njëjtën gjuhë kur abuzojnë një grua”.

“Blurred Lines” u kritikua nga disa që pretenduan se teksti i referohej seksit jo konsensual.

Kënga ishte e ndaluar në disa universitete dhe një reklamë që përmbante këngën dhe modelet nga video ishte gjithashtu e ndaluar nga TV gjatë ditës në vitin 2013.

Në një intervistë për revistën GQ, Pharrell, 46 vjeç, tha se ai “kishte lindur në një epokë tjetër” dhe disa gjëra që lejoheshin në atë kohë sot kritikohen.

Duke dhënë shembuj, ai referoi reklamat që “objektivizojnë gratë” dhe “përmbajtjen e këngës”.

“Disa nga këngët e mia të vjetra, nuk do t’i shkruaja apo këndoja kurrë sot.

“Më vjen turp nga disa prej atyre gjërave. Mu desh shumë kohë që të ndihesha kështu dhe ta kuptoja.”

/Prive.al/