Njëra nga pyetjet më të famshme që mund të dëgjohet kohët e fundit është: “A jemi ne krijesat e vetme inteligjente në univers?”.

Advertisement

Një fakt interesant që duhet përmendur, është se nëse mendoni që në Univers nuk jetojnë krijesa të tjera inteligjente, përveç njerëzve, atëherë jeni në mesin e shumë pak njerëzve që mendojnë kështu, pasi që më tepër se 70 për qind e të intervistuarve besojnë që ka jetë edhe jashtë tokës dhe ato vende që krijojnë kushte për jetë janë të banuara nga krijesat e tjera inteligjente.

 

Më poshtë i kemi renditur katër arsye që e bëjnë të qartë se ne nuk mund të jemi krijesat e vetme në Univers.

1. Madhësia e Universit

Një nga provat më të mëdha që tregon për ekzistencën e krijesave të tjera në Univers është pikërisht madhësia e Universit. Llogaritet që ekzistojnë rreth 200 miliardë galaksi dhe secila prej tyre ka me miliarda yje, ndërsa njerëzit kanë arritur të eksplorojnë vetëm një pjesë të vogël të sistemit tonë diellor. Kjo tregon që ka aq shumë hapësirë të pa eksploruar në Univers, saqë është pothuajse e pamundur të imagjinohet që nuk ka krijesa të tjera në atë hapësirë.

2. Dëshmitë e njerëzve të mëdhenj

Kohët e fundit kemi pasur të bëjmë me shumë njerëz që kanë dalë haptazi për të rrëfyer për çështje të fshehta, megjithatë publike janë bërë vetëm deklaratat e disave. Kur flasim për një gjë të tillë, personat e parë që na vijnë në mendje janë Bradley Manning, Edward Snowden dhe Julian Assange, të cilët kanë treguar top-sekretet e shteteve të fuqishme, ndërsa, ka shumë persona të cilat kanë dalë për të rrëfyer publikisht që kanë dëshmi për ekzistencën e jashtëtokësorëve, në mesin e të cilëve edhe Paul Hellyer, themelues i forcave ajrore të Kanadasë, megjithatë shumica e këtyre njerëzve janë detyruar të heshtin.

 

3. Programet e qeverive

Gjatë viteve të fundit shumë qeveri e kanë pranuar që kanë gjetur prova të UFO-ve dhe ato madje kanë shkuar aq larg saqë kanë krijuar programe të veçanta për studimin e tyre. Nga këto programe të qeverive kanë dalë me mijëra dokumente, ku përfshihen dëshmitë e njerëzve dhe me qindra-mijëra fotografi në të cilat shihen krijesa të çuditshme, shumica e të cilave objekte fluturuese në formë sferike.

4. “Mass Mainstream Media Attention”

Shumica e filmave të cilët po prodhohen në epokën bashkëkohore për tematikë kryesore kanë ekzistencën e jetës jashtë galaksisë sonë. Një tjetër fenomen që ka tërhequr vëmendje të madhe është edhe rëndësia që po i jepet ekzistencës së jashtëtokësorëve nga ana e medieve. Pothuajse nuk kalon një muaj dhe mediet më të mëdha në botë nuk raportojnë për ndonjë incident me jashtëtokësorë.

Të gjitha këto prova tregojnë që ne nuk jemi vetëm në Univers, ndonëse mund të kaloj një kohë e gjatë derisa ne të fillojmë të kuptojmë.