Ka disa zakone po aq acaruese sa të presim pafundësisht dikë.

Por, pavarësisht asaj që ju shkon nëpër mend ndërkohë që vazhdoni prisni, nuk do të thotë që miqtë tuaj janë egoistë. Një vështrim në psikologjinë e vonesave ofron një pikëpamje që ka diçka që nuk shkon. Por ka më shumë se një zgjidhje.

Advertisement

Jo! Njerëzit që vonohen gjithnjë nuk janë të pasjellshëm apo dembelë.

Perceptimi për njerëzit aspak të përpiktë është pothuasje gjithnjë negativ, edhe pse e nxitur gabimisht.

“Është e thjeshtë të gjykohen si të pa organizuar, kaotikë, të pasjellshëm dhe që u mungon konsiderata për të tjerët,” thotë Harriet Mellotte, terapeute e sjelljeve konjitive dhe psikologe klinike në Londër.

Por shumë njerëz që vonohen vazhdimisht janë disi të organizuar dhe duan t’i kënaqin miqtë, familjen dhe shefat. Të sfiduar nga pëpikmëria e nevojshme, ata janë shumë të vetëdijshëm dhe të turpëruar në lidhje me faktin që të qenurit vonë mund t’u shkatërrojë lidhjet, reputacionin, karrierën dhe financat.

Justifikime, justifikime

Disa justifikime, veçanërisht për vonesat akute, pranohen universalisht. Por të tjera nuk janë të thjeshta për t’u kapërdirë. Disa njerëz që vonohen e shpjegojnë si simptoma të të menduarit shumë dhe të shqetësuarit me çështje më të rëndësishme se respektimi i kohës.

Të qenurit vazhdimisht vonë mund të mos jetë faji i personave vetë. Mund të jetë çështje e tipit. Njerëzit që sfidohen nga të mos qenurit gjithnjë të përpiktë kanë tipare personaliteti si optimizëm, vetëkontroll në masë të moderuar, ankth dhe kërkojnë emocione. Diferencat në personalitet shpesh përcaktojnë si e përjetojmë kalimin e kohës.

Jeni armiku kryesor i vetes tuaj

Njerëzit që vonohen kanë një zakon të çuditshëm për të mundur vetveten. Sigurisht që ka shumë arsye pse këta njerëz janë vazhdimisht vonë por pjesa më e madhe e tyre janë të imponuara nga vetë këta njerëz.

Për shumë, të qenurit vonë është një pasojë e gjendjes nervore apo e shqetësimeve shëndetësore mendore, thotë Mellotte. Njerëzit që vuajnë nga ankthi zakonisht i evitojnë situata të tilla. Individët me vetëbesim të ulët zakonisht e kritikojnë veten dhe aftësitë e tyre gjë që u kërkon të marrin më shumë kohë për të rikontrolluar punën e tyre.

Programoni trurin, jeni në kohë?

Dr Linda Sapadin, psikologe në New York dhe autore e “How to beat procrastination in the Digital Age” thotë që vonesat e përhershme vijnë nga probleme obsesive të të menduarit.

Ata që i tërheqin gjërat zvarrë përqëndrohen te frikërat në lidhje me afatet kohore, arsye që na fakt u ha dhe kohën. Në vend që të gjejnë mënyrën për të mposhtur frikën, frika kthehet në justifikim por e shoqëruar me fjalën “por”.

Për të gjithë ju që shqetësoheni për këtë problem, ka shpresë.

Në vend që të mërziteni apo acaroheni, mund të mbani një qëndrim dhe të vendosni kufinj. Mendoni se çfarë reagimi do të kishit nëse dikush tjetër do ju bënte të prisnit gjatë.

Është e vërtetë që ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron, por ka ardhur koha ta vëmë veten në shumë pozicione njëherësh. Të atij që vonohet dhe të atij që pret.