Ja përse Kim dhe Kanye e kanë quajtur djalin e tyre Psalm

Pak ditë më parë ylli televiziv Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë bërë prindër të fëmijës së tyre të katërt, vogëlushit Psalm.

Edhe këtë herë çifti ka zgjedhur një emër mjaft të veçantë për të voglin e tyre. Sipas një burimi për ‘E! Online’ ky emër është zgjedhur nga West për të prezantuar natyrën e tij shpirtërore.

Advertisement

“Ishte shumë e rëndësishme për të dhe Kim donte që emri të kishte një domethënie dhe të prezantonte familjen e tyre, kështu që ajo ra dakord për emrin Psalm”,-është shprehur një burim për E! Online.

Kim dhe Kanye kanë krijuar një lidhje të fortë me besimin fetar dhe madje reperi çdo të dielë mban shërbesën e të dielës, për këtë arsye Psalm duket se është emri i duhur për të voglin e tyre.

/Opinion.al/