Për disa kishim dëgjuar, për të tjerë jo, por për çudi personazhet e njohur shqiptarë të ekranit po largohen pa lënë gjurmë. 

Mbase është e përkohshme dhe s’duan ta bëjnë të madhe në media, ose mbase thjesht s’duan t’i japin llogari askujt.

Advertisement

Ja disa nga VIP-at që janë larguar aktualisht nga Shqipëria:

Besa Kokëdhima

Have a fierce 2018!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

 Kokëdhimën e kemi parë në jurinë e The Voice-t, por tani këngëtarja ka shkuar në Francë, ku po vazhdon edhe studimet në muzikë. Besa nuk është aktive në Instagram dhe poston kryesisht foto të familjarëve, pa shfaqur asnjë shenjë të zhvendosjes së saj në Francë.

Lili Ismaili 

@xhesikaberberi ❤️ @michafreuts ?#shooting #makeup #hair #liliismaili?

A post shared by Lili (@makeupbylilili) on

@tikacamaj ❤️#fashionmodel #beautiful #amazing #makeup #liliismaili?

A post shared by Lili (@makeupbylilili) on

 Pa bërë zë, edhe Lili Ismaili është transferuar në Amerikë. Artistja e makeup-it është kthyer në krahun e djathtë të Fadil Berishës dhe një shpatull e ngrohtë për modelet dhe artistet shqiptare në Amerikë që mbase s’gjenin derman me grimiere.

Në nëntor të 2017-ës Lili tha se po punonte me projekte të rëndësishme ndërkombëtare, asistoi në Miss Globe dhe aktualisht po punon në Los Angeles.

Ornela Bregu

#perditetebukurame?#grandfamilia #nuevageneración

A post shared by Ornela Bregu (@ornela_bregu) on

 Vajza e Ornelës, Benina, vazhdon studimet e larta në Spanjë dhe Barcelona është kthyer destinacioni i ri i preferuar i mamit të saj, që me ç’mund të kuptojmë nga një vëzhgim i thjeshtë në Instagram, po e kalon aty pjesën më të madhe të kohës.

Kreshnik Spahiu

 Fill pas tërheqjes së tij nga politika, Kreshnik Spahiu është transferuar në Belgjikë. Pak dimë ç’bëhet me të, poston rrallë në rrjete sociale, dimë që jeton në një shtëpi të rehatshme dhe ka lënë mjekër.

Përveç kësaj ai vazhdon të kujtohet për ne, duke ironizuar realitetin politik shqiptar, ndërsa e krahason me atë në Belgjikë.

Shpëtim Saraçi

Pas largimeve të njëpasnjëshme në RTSH, Shpëtim Saraçi vendosi të zhvendoset familjarisht në Amerikë. Pa shumë zhurmë, kompozitori i njohur tha para largimit se po e bënte për shkollimin dhe formimin e mëtejshëm të fëmijëve të tij këtë lëvizje, duke qenë se mundësitë që Shqipëria ofron janë të pakta.

“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri (ku pësova edhe trauma shëndetësore, që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai me keqardhje në një intervistë për Panoramën në gusht të vitit të kaluar.

Aurela Hoxha dhe Dorina Gegiçi

keep it real

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

 Asnjëra prej të dyjave s’ka thënë gjë për këtë, por bazuar në fotot e publikuara në Instagramet respektive, jemi të bindur që janë zhvendosur në Barcelonë. Përkohësisht ose jo kjo mbetet për të parë.

?

A post shared by Dorina Gegiçi (@dorinagegici) on

 Të njëjtën gjë ka thënë një burim për ‘Opinion’ pak kohë më parë kur Aurela dhe Dorina diskutoheshin për një konflikt me Endrit Mërtirin, me të cilin kanë qenë të afërta prej kohësh jo vetëm profesionalisht, por edhe nga ana shoqërore. Sipas tij asgjë nuk ka ndodhur mes tyre, thjeshtë një ftohje si rezultat i distancës, duke qenë se Aurela dhe Dorina po qëndrojnë në Barcelonë.

 

Burimi: Anabel