Ja kush kryeson në garën e Brit Awards 2022

Këngëtarja britanike Adele dhe Ed Sheeran u shpallën si dy nga të nominuarit kryesorë për Brit Awards 2022. Adele, e cila ka kryesuar listat në mbarë botën me albumin e saj “30”, siguroi katër nominime, duke përfshirë nominimet për albumin më të mirë, artisten  më të mirë dhe këngën më të mirë për hitin “Easy On Me”. Në kategorinë e artistëve ndërkombëtarë, Doja Cat, Olivia Rodrigo, Billie Eilish dhe Lil Nas X janë nominuar secili për dy çmime. Edicioni i 42-të i shfaqjes së çmimeve vitin e ardhshëm do të vijë me disa risi pasi do të prezantohen gjithashtu katër çmime për të shfaqur një sërë stilesh muzikore, çmime të cilat do të  votohen nga publiku. Brit Awards  do të zhvillohen më 8 shkurt në Londër.

Advertisement