Harry Styles refuzon 1.3 milion $ për një performancë

Harry Styles thuhet se i janë ofruar 1.3 milion dollarë për të kënduar në koncertin privat për festën e Vitit të Ri në Miami Beach të Florida. Ndërsa oferta ishte sigurisht joshëse, këngëtari 27-vjeçar i “Watermelon Sugar” me sa duket ende po peshon opsionet e tij nëse do të performojë.Në fillim, një burim i tha The Sun se “nuk mund ta besonte fatin e tij që iu ofruan një milion $ për të kënduar disa këngë”. Artisti britanik u ftua për koncertin privat, një ditë pas performancës së tij në “Capital One”, që do të mbahet më 30 dhjetor, shkruan DailyMail. Një tjetër i brendshëm, megjithatë, zbuloi se ai ndryshoi mendje dhe nuk planifikon më të bëjë koncertin privat sepse dëshiron të kalojë kohë me të dashurën e tij, Olivia Wilde.

Advertisement