Ja ku vjen Elvana, me shumë… këtë herë jo aeroplana… por të reja!!!

Nuk jemi mësuar të dëgjojmë shumë rreth jetës së saj private, por këtë herë Elvana Gjata vendos të thyejë heshtjen dhe të ndajë me publikun disa detaje të cilat na kanë kuriozuar sadopak të gjithëve.

E ftuar sot tek “Xing me Ermalin”, artistja na tregoi se:

Advertisement

Si fillim nuk jeton në Shtetet e Bashkuara (Gjermani apo Spanjë), por nëse ka një projekt për të punuar, do i duhet të kalojë kohën e nevojshme deri në përfundim të tij. Lavatriçen, gjithsesi e ka në Tiranë…

Apartamenti i saj (të cilin pas dokumentarit e pamë nga një tjetër kënd) vërteton se këngëtarja përveç vokalit, ka dhe mjaft shije.

Ishte pikërisht tek shtëpia e saj, ku Elvana foli hapur në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënies së saj me kantautorin Flori Mumajesi.

“Ndjej vetëm mirënjohje për gjithë jetën. Jam rritur dhe jam formuar artistikisht prej tij. Nuk do e ekzagjëroja të them që ne të dy përgjatë viteve që kemi punuar bashkë kemi bërë revolucion në muzikën moderne shqipe. Unë nuk harroj rrënjët por ndjek dritën” – është shprehur Elvana mbi Florin dhe ndarjen pas një dekade bashkë në muzikë.

E duke qëndruar edhe pak në apartamentin e saj, Ermali nuk nguroi ta pyeste edhe për ndonjë të re nga jeta e saj sentimentale.

“Me sa duket gjerat kanë ndryshuar… Mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë në jetë”, përfundoi Elvana.

Fakt! Këngëtarja është gjithashtu edhe një aktore mjaft e mirë (na vjen keq Ermal, por këtë herë “she got you”).

Sigurisht mbrëmja nuk mund të përfundonte pa një performancë mbresëlënëse të Elvanës me tre prej këngëve të saj shkëputur nga mini-albumi “3” EP.