Që prej ditës së premte sheshi Skënderbej nuk ka qëndruar bosh, sepse një festë që mbledh miqtë ka ndezur kryeqytetin.
Kështu do të vazhdojë deri ditën e dielë, plot dhjetë ditë, kur artistë të rrymave të ndryshëm do të ngjitën në skenë për gjallëruar qytetin. Është bërë viti i tretë që kjo festë organizohet në qytet, por ndryshe nga herët e tjera, kur “Festa e Miqësisë” organizohej në pedonale, kësaj radhe kanë zgjedhur një hapsirë më të madhe ku të gjithë të kenë mundësi të argëtohen me muzikë live prej artistëve të preferuar të ekranit shqiptar. /radionrg.al/
Në një tur të gjatë nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë, me birrë e miq plot, Festa e Miqësisë tani është në Tiranë dhe këtë vit sjell risi të reja për adhuruesit e birrës, muzikës e së fundmi të lojërave.
Kësaj radhe u zhvillua kampionati kombëtar i lojës së tavllës dhe loja 10 herë miq, që i sollën akoma më pranë njëri-tjetrit admiruesit e festës.
Deri më sot, në skenën e Festës së Miqësisë janë ngjitur fytyra shumë të njohura e të dashura të muzikës shqiptare si Elton Deda, Aleksander Gjoka, Eugent Bushpepa, Erik Lloshi, Anxhela Peristeri, Mateus Frroku, Xhesika Polo, Endri dhe Stefi, Urband Band, Lorenc Hasrama, Redon Makashi etj., të gjithë me performanca të mrekullueshme live, që kanë mbushur sheshin e madh Skëndërbej plot me njerëz që festojnë e këndojnë bashkë me ta. /radionrg.al/
Ka akoma kohë deri të dielën që të shijojmë ca kohë të vyer me miqtë e familjen pranë Festës së Miqësisë, ndaj mos e humb!