Ja ku do e kalojë Krishtlindjen Rita Ora

Rita Ora dhe i dashuri i saj i ri Taika Waititi do i kalojnë Krishtlindjet në Australi.

Ylli i popit dhe i dashuri i saj do të festojnë sezonin festiv Down Under pasi ajo zbarkoi në Sydney në fillim të këtij muaji për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”. Duke folur për “Daily Mail Australia”, një burim i afërt me Ritën konfirmoi se këngëtarja dhe i dashuri i saj do të kalojnë pesë javët e ardhshme duke jetuar në Sydney në një rezidencë 11.54 milionë dollarëshe në Bellevue Hill. “Rita mezi pret me padurim që të ketë Krishtlindje të nxehta në Aussie përpara se të fillojë xhirimet e sezonit të dytë të “The Voice Australia”, thanë ata.
Advertisement