Fituesi i 6 çmimeve në Grammy Awards 2018, Bruno Mars, do të fillojë për dy ditë turneun e famshëm “24K Magic World Tour”.
Me sa duket, ylli i muzikës R&B, nuk do të jetë vetëm në koncerte, pasi një e ftuar speciale e shoqëron….
E kemi fjalën për Bebe Rexhën, e cila e ka ndarë këtë moment të rëndësishëm me ndjekësit e saj në Instagram.
Pas përfundimit të Grammy Awards, të dy këngëtarët do t’i shohim të performojnë në qytete të rëndësishme të Meksikës.
“Turneu në Meksikë me Bruno Mars nis për dy ditë”, shkruan Bebe.