Mes zhurmës që shkaktoi ditëlindja e Kylie Jenner në rrjetet sociale, ishte edhe një nga mikeshat e saj që ishte pjesë e festës. Ajo u largua nga ditëlindja me ambulancë. Më në fund, Tammy Hembroë vendosi të flasë pse u largua në spital mbrëmjen e ditëlindjes së Kylie Jenner.

Festa e ditëlindjes së kësaj të fundit ishte mjaft e veçantë dhe luksoze. E veshur me një fustan të shkurtër rozë, të stolisur me 70.000 kristale Svarovski Kylie rrëmbeu vëmendjen e mbrëmjës. Por nuk ishte e vetmja. Modelja australiane  Tammy Hembrow, e cila ishte mes dhjetëra persoanzheve të ftuar, u fotografua në clubin ‘Delilah’ në ‘West HollyWood’ e shtrirë me fytyrë poshtë në një barelë teksa transportohej më ambulancë në spitalin më të afërt.

Advertisement

Natyrisht, në rrjetet sociale nuk pati shumë kohë për të spekuluar se cilat ishin arsyet që  mund të kishin kontribuar në përfundimin e saj në atë gjëndje pasi vetë Hembrow iu përgjigj  kritikave nëpërmjet një videoje të postuar në kanalin e saj në YouTube në të cilën siguron se  ishte viktimë e lodhjes ekstreme që u zvarrit për disa ditë. Modelja siguroi se nuk kishte fjetur për më shumë se 30 orë dhe pranon se nuk ka konsumuar alkool.