Pas një seti fotografik ku fustani i Orinda Hutës e bënte të dukej disi më e mbushur, u komentua gjatë dhe lindi dyshimi nëse ajo ishte shtatzënë…

Dyshimet ranë shpejt pasi këngëtarja postoi edhe disa foto të tjera me veshje shumë elegante dhe me barkun petë. Por cili është reagimi i Turit për pyetjen që kanë filluar t’ua bëjnë gjithmonë e më shpesh të dyve?

Advertisement

I ftuar sot në Pop Culture, ai tha se po vazhdojnë të punojnë për këtë, por akoma nuk kanë asgjë për të thënë. Duket se pyetja është bërë aq e bezdisshme për ta, saqë Turi tha se sapo Orinda të jetë tre muajshe, do të jetë ai që do ta postojë lajmin:

“Ju premtoj që sapo të jetë tre muajshe (kaq është koha që mbahet e fshehtë?), do të jem unë që do ta postoj lajmin”,– tha Turi me të qeshur. Pyetjes së Dojnës se kur do ta bëjnë publik lajmin, ai iu përgjigj: “Kur të jetë e thënë që të vijë…”