Mund ta themi pa frikë se viti 2017, ishte padyshim viti i dasmave VIP!

Dhe jo dasma dosido, por madhështore, nga ato që do të mbahen mend gjatë në memorien e publikut. Përpos dasmave, këtë vit kishim dhe shumë ndarje VIP. Nisur nga Jonida Maliqi, Klauda Pepa dhe Albni Nako, për ta mbyllur me Era Istrefin me Faton Shoshin, raporton radionrg.al.

Advertisement

Ky ishte gjithashtu dhe viti i këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila përveç këngëve të suksesshme, këtë vit shkëlqeu me prezantimin e MTV EMA 2017.

Ja disa nga ngjarjet më të përfolura të vitit 2017:

  1. Tuna dhe Patris Berisha bëhen prindër për herë të parë në maj të 2017. Tuna e bëri publike shtatzëninë e saj kur ishte pjesmarrëse në festivalin “Kënga Magjike” dhe në atë periudhë nuk kishte shumë që ishte ndarë nga Cozman. Kjo bëri që publiku të aludonte shumë për babain e fëmijës që Tuna mbante në bark, deri në momentin që ajo publikoi foto të familjes së lumtur: Patris-Tuna-Tian.
  2. Gjithashtu dhe reperi Majk me Majlindën bëhen prindër për herë të parë, të një djali që e quajtën Roan. Në fillim u përfol gjatë nëse Roan ishte djali i Majk, pasi ai nuk e pranonte, deri në momentin që Majlinda lindi dhe ndoshta një test ADN-je e bindi Majk që ishte babai i vogëlushit. Tani Majk poston shpesh foto me Roan.
  3. Nga ana tjetër, Jonida Maliqi u nda pas 17 vitesh lidhje me bashkëshortin, Genti në qershor të 2017-ës. Dhe pse Jonida nuk ka folur shumë për këtë ngjarje, ajo ka pranuar ndarjen. Ata kanë një djalë që quhet Dani dhe duket se vëmendja e këngëtares tani është e gjitha te djali i saj.
  4. Një tjetër ndarje e bujshme ishte ajo e dy balerinëve, Albi Nakos dhe Klaudia Pepës. Ndarja e tyre u përfol gjatë disa muaj më parë, por ata e konfirmuan atë në korrik të këtij viti që po lëmë pas. Albi dhe Klaudia u përfolën gjithashtu dhe për marrëndënien e tyre pas ndarjes, ku nëpërmjet një video mesazhi që balerina bëri për Albin, e quajti “vëlla”.
  5. Në korrik ishte dhe dasma madhështore e moderatorëve dhe këngëtarëve, Turian Hyska dhe Orinda Huta, gjatë të cilës Turi i dedikoi një këngë dashurisë së jetës së tij.
  6. Një tjetër dasmë e rëndësishme VIP, ishte dhe ajo e aktorit Bes Kallaku me këngëtaren bukuroshe Xhensila Myrtezaj, të cilët kurorzuan dashurinë e tyre në fillim të shtatorit 2017. Dasma e tyre ishte një nga më të pëlqyerat e publikut, pasi e përfshinë më tepër këtë të fundit, duke bërë dhe një dasëm në fshatin Bubq ku Besi është rritur, vetëm për banorët dhe fansat çiftit. Gjithashtu fustanet e Xhensilës, kostumet e Besit dhe dekori i dasmës u pëlqyen shumë. Qershia mbi tortë e dasmës ishin këngët që ata i dedikuan njëri-tjetrit.
  7. Dasma që i vuri kapakun kësaj periudhe ishte ajo e reperit Getoar Selimi me moderatoren bukuroshe Marina Vjollca, javën e dytë të shtatorit. Dhe kjo dasmë nuk mund të kalonte pa vëmendjen e publikut, dhe pse ne fillim çifti u shpreh se do realizonte një ceremoni private. Por, nuk ndodhi ashtu, pasi fotot dhe vido nga ceremonia e tyre u shfaqën kudo nëpër rrjete sociale, duke u komentuar për çdo detaj.
  8. Një tjetër ngjarje që bëri zhurmë në 2017-ën ishte largimi i moderatorit, Adi Krasta nga Top Channel, pas një sezoni të suksesshëm të “E Diell. U përfol se ai po përgatitej për një emision që do transmetohej të shtunave, dhe që vendin e tij e zuri Luana me “Shiko kush Luan”.
  9. Largimi tjetër nga i njëtji televizion, që u përfol shumë, ishte ai i moderatores së emisionit “Pasdite në Top Channel”, Jonida Shehu, në tetor të 2017-ës pasi u gjobit nga televizioni se i ka bërë reklamë biznesit të këngëtares Rezarta Shkurti, pa miratimin e produksionit.
  10. Nga ana tjetër në tetor të këtij viti, këngëtarja Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda konfirmuan lidhjen e tyre, pasi e mohuan për një kohë të gjatë. Duhet ta pranojmë që janë një çift shumë i bukur bashkë.
  11. Moderatorja Adela Xhemani u nda nga jeta në mënyrë tragjike si pasojë e një ataku kardiak në orët e vona e vetme në shtëpi në tetor të këtij viti.
  12. Ndërsa nëntori ishte padyshim muaji i shqiptarëve. Rita Ora shkëlqeu gjatë prezantimit të MTV EMA 2017 dhe fitoi një çmim, ndërsa nga ana tjetër ishin dhe 3 shqiptarë të tjerë të nominuar për çmim në këtë kompeticion: Dua Lipa, Ermal Meta, që përfaqësonte Italinë dhe Xeni që përfaqësonte Zvicrën.
  13. Një ngjarje tjetër e rëndësishme këtë vit është dhe ardhja e këngëtares më famë botërore, Emeli Sande në Tiranë, e cila mbajti një koncert madhështor për “Natën e Bardhë”.
  14. Një tjetër humbje e madhe ishte dhe ndarja nga jeta e kompozitorit të mirënjhohur Aleksandër Lalo në nëntor të 2017-ës. Në këtë periudhë ai ishte bërë pjesë e jurisë së emisionit “Ces’t la Vie”, të prezantuar nga Marina Vjollca.
  15. Për moderatoren bukuroshe Viola Spiro, nëntori nuk ishte dhe aq i dashur me të, pasi i dashuri i saj u arrestua nga autoritetet italiane për trafik droge. Viola nuk u prononcua kurrë për këtë ngjarje, megjithëse mediat italiane shkruajtën mjaftueshëm për lidhjen e tyre dhe pjesmarrjen e të dashurit të saj në grupet kriminale.
  16. Dhe pse shumica e dasmave VIP u bënë në periudhën e verës, kjo nuk do të thotë se nuk mund të martohesh në dimër dhe të bësh dasmën më të veçantë VIP të 2017-ës. Ishte pikërisht Angela Martini, e cila i dha fund beqarisë, duke kurorzuar lidhjen e saj me biznesmenin rumun Dragos Savulsecu. Ajo që tërhoqi vemendjen në ceremoninë e tyre ishte pikërisht fusani i zi që kishte zgjedhur nusja. Megjithatë më vonë Angela zbuloi se kishte veshur dhe fustan të bardhë. Shoqëruesja e nuses ishte shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Bleona Qerreti.
  17. Në dhjetor të këtij viti u mbyll dhe kompeticioni “Dance With Me”, i cili bëri shumë “zhurmë” për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme dhe largimeve e prurjeve të reja në mes të sezonit. Çifti triumfues i këtij edicioni te DWM u shpall Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu.
  18. Ndërsa viti u mbyll me shumë sukses dhe për këngëtarët Anxhela Peristeri, që fitoi festivalin “Kënga Magjike” dhe Eugent Bushpepa, i cili fitoi “Festivalin e Këngës në RTSH”.
  19. Megjithatë dhjetori erdhi me një lajm jo shumë të bukur nga këngëtarja Era Istrefi, e cila i dha fund lidhjes profesionale dhe dashurore me menaxherin e saj Faton Shoshi.
  20. Dhe për ta mbyllur vitin, menduam se erdhi një lajmi i mirë nga këngëtari Kastro Zizo, i cili ftoi miqtë për shpalljen e fejesës nëpërmjet mesazheve, por një ditë më vonë ai u shpreh se nuk ishte fejuar, por dikush kishte hakuar aplikacionin e WhatsApp.