Ja aktorja që do të imitojë për herë të parë Monika Kryemadhin në Portokalli

Të dielen e 4 marsit pritet që të rifillojë sezoni i ri i programit humoristik “Portokalli”.

Sigurisht që kurioziteti i publikut për personazhet e rinjë që do të sillen këtë sezon është i madh, për këtë arsye moderatorët e emisionit të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio zbuluan një prej tyre. U spekulua shumë që këtë sezon do te sillej një tjetër personazh nga poltika dhe kjo është e vërtetë, do të jetë një politikane femër.

Advertisement

Sezonin që lam pas kemi parë që të aktorja Renada Caci të imitonte në mënyrë të përkryer ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron, ndërsa këtë sezon, sipas burimeve të “Chaud Patate” personazhi më i ri i fushës së politikës që do të imitohet nga Renada do të jetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kujtojmë se Renada njihet nga publiku si “Luzja”, pasi ky është një nga rolet e saj më të famshme.

Tani kurioziteti na u shtua akoma më shumë për të parë se si do ta sjellin Monikën në Portokalli, megjithatë s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim datën 4 mars. /radionrg.al/