J.Lo ndahet nga i dashuri sepse ai doli me shokët

Jennifer Lopez është ndarë për herë të dytë nga i dashuri i saj Casper Smart me të cilin kishte një lidhje 5-vjecare.
Por sipas raportimeve ndarja mes tyre ka ardhur sepse 29-vjecari nuk e ka shoqëruar këngëtaren 47-vjecare në një event bamirësie.
TMZ raporton se ajo i kishte thënë të dashurit se kjo ishte një mbrëmje e rëndësishme për të, por me sa duket ai ka vendosur që në vënd të kësaj të shkonte në Las Vegas.
Kërcimtari është fotografuar me Kanye West dhe Bruce Buffer.
Burimet kanë treguar se Casper nuk e kishte menduar që mos vajtja e tij në eventin e bamirësis do e conin drejt ndarjes.
Sa i takon ndarjes, të njëjta burime kanë thënë se nuk ka ndodhur asgjë dramatike por se lidhjes i kishte ardhur fundi.
“Ata do të mbeten miq dhe do të takohen, por nuk janë më cift.”
Cifti është lidhur që në 2011 dhe janë ndarë për herë të parë, për një periudhë të shkurtër, në 2014.

Advertisement