Emme dhe Max, fëmijët binjakët të Jennifer Lopez dhe këngëtarit, Marc Anthony, sapo kanë festuar ditëlindjen e tyre të 8-të.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë nëna e tyre, këngëtarja J.Lo, kur ka postuar në Instagram një foto të dy ëngjëjve të saj duke shkruar fjalë shumë prekëse dhe urimet e saj për ta.
“Gëzuar ditëlindjen, dritat e jetës sime. Ju që më keni sjellë veç gëzim dhe lumturi çdo sekond, që nga momenti kur keni lindur. Jam shumë krenare për ju. Shumë krenare për se po rriteni, si njerëz të bukur dhe të dhimbsur”, shkruan në dedikimin prekës Jennifer Lopez.