Beppe Grillo përjashtoi mundësinë që Lëvizja 5 Yjet të mbështesë një qeveri teknokrate për të kapërcyer pikën e bllokimit politik. ”Lëvizja M5S nuk do to votojë për një qeveri teknokrate, nuk jam shprehur kurrë se do ta bënim këtë”, shkruante ish-komediani në blogun e tij. Grillo po ashtu kritikoi performacën e qeverisë teknokrate të kryeministrit në detyrë Mario Monti, që ndër të tjera, ndryshoi ligjet e punës në Itali që t’i lehtësonte rrugën kompanive për të pushuar punonjësit. ”Qeveria Monti ka qënë më politikja se cilado e një periudhe post-politike”, deklaronte ai. ”Më parë askush nuk i kishte vënë në dyshim Nenin 18 të statutit të punës 1970, që mbron punonjësit”, theksonte ai.