Greqi | Trojka kërkon pushimin e punonjësve në sektorin publik

Vazhdon edhe sot në Greqi misioni i kontrollit të përfaqësuesve të Trojkës lidhur me aktualizimin e programit të përshtatjeve të bilancit dhe të reformave ekonomike dhe strukturore të parashikuara nga Memorandumi i nënshkruar mes qeverisë greke dhe përfaqësuesve të kreditorëve ndërkombëtarë. Pas një takimi me ministrin grek të Financave, Janis Sturnaras, Matthias Mors (BE), Claus Mazuch (BQE) dhe Mark Flanagan dhe Bob Traa që kanë zëvendësuar danezin Paul Tomsen (FMN), kanë zhvilluar një takim me ministrin për Reforma Administrative, Antonis Manitakis dhe kanë zhvilluar negociata në një klimë të qetë dhe pozitive, sipas funksionarëve të ministrisë, gjatë të cilave ”pati një bisedë produktive dhe u konstatua progresi i mirë lidhur me reformat”. Në këtë takim, që zgjati për më shumë se tre orë, përfaqësuesit e Trojkës nuk kanë dashur t’i hyjnë me hollësi problemit tepër të nxehtë të pushimeve nga puna në sektorin publik, por vetëm u kufizuan në të shprehurit e nevojës që ajo që ata e konsiderojnë kusht të domosdoshëm për akordimin e transhit të marsit: largimin e 2 500 punonjësve të sektorit shtetëror të cilët duhet të ishin pushuar që vitin e kaluar.

Advertisement