“Ishte një vendim i vështirë”, çifti i famshëm i jep fund lidhjes 2-vjeçare

Këngëtarja, 35-vjeçare, e cila ka një djalë me yllin e One Direction, 24-vjeçar, ka konfirmuar ndarjen e tyre me anë të një shkrimi në Twitter duke iu drejtuar 7 milion ndjekësve të saj këtë të diel në mbrëmje.

“Jemi të trishtuar t’ju njoftojmë se po vazhdojmë në rrugë të ndara. Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë nga ana jonë. Ne ende kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin si familje. Bear-i është bota jonë dhe ju kërkojmë që ta respektoni privatësinë e tij derisa së bashku të gjejmë rrugën tonë rreth kësaj.” -shkruan Cheryl në Twitter.

Të njëjtin postim ka bërë edhe këngëtari në Twitter-in e tij.

Duke u bazuar në shkrimin e TheSun, çifti reciprokisht ishin pajtuar para dy jave për t’u ndarë, pas shumë spekulimeve në lidhje me gjendjen e marrëdhënieve të tyre.

Një burim i kishte thënë atyre se: “Cheryl dhe Liam kanë punuar me të vërtetë shumë për lidhjen e tyre, por ata patën mosmarrëveshje në fillim të këtij viti.

Cheryl dhe Liam, të cilët sollën në jetë vogëlushin Bear në Mars të vitit 2017-të, nuk janë parë së bashku në publik gjatë këtyre katër muajve të fundit që nga “Brit Awards” në Shkurt, atëherë kur fansat i panë bashkë duke ecur në tapetin e kuq.

Vetëm javën që shkoi Liam foli me dashuri për ish-këngëtaren e “Grils Aloud” duke treguar kështu se ajo kishte bërë lëvizjen e parë duke i shkaktuar kështu “flutura në bark” Payne-it kur u bashkuan në “The X Factor” më 2014-ën.