Vanessa Paradis, ish-i i Johnny Depp, martohet në moshën 45-vjeçare (Foto)

Aktorja dhe këngëtarja franceze Vanessa Paradis u martua me regjisorin Samuel Benchetrit të shtunën që lamë pas. Ceremonia u mbajt në Paris, 2 vite pasi çifti bëri për herë të parë publike romancën.

Mediat franceze shkruajnë se martesa mes tyre u mbajt në bashkinë e Saint-Simeon, në pjesën lindore të Parisit- ku nusja kishte veshur një fustan ngjyrë kremi Chanel dhe flokët i kishte zbukuruar me lule.

Advertisement

Në ceremoninë martesore mori pjesë edhe vajza e madhe e Paradis dhe aktorit Johnny Depp, 19-vjeçarja Lily-Rose Depp.

Çifti u njoh gjatë xhirimeve të një filmi në vitin 2016 dhe duket se dashuria e tyre është konsoliduar me kohën.

Kjo martesë e aktores franceze, vjen pas ndarjes në vitin 2012 me Johnny Depp.

Nga lidhja e Paradis dhe Depp erdhën në jetë dy fëmijët, vajza Lily-Rose dhe djali Jack.