Elinel e akuzoi se i ka kopjuar këngën, reagon Drake (Foto)

Drake publikoi të premten albumin “Scorpion”, një këngë e së cilit flet për të birin, një tjetër thuhet se i është kushtuar modeles Bella Hadid (“Finesse”), kurse “Can’t Take a Joke” është shumë e ngjashme me “Bullet” të Elinel…

???

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi) on

 Këtë e nxori në pah vetë reperi shqiptar me një video në Instagram ku tregon ngjashmërinë mes këngëve dhe shkruan:
“Ju tregova, unë vij nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime”.

Advertisement

Sikur të mos mjaftonte, pas shumë akuzave nëpër komente, faqja zyrtare e Drake-ut i ka hequr artistit shqiptar të repit underground mundësinë për të komentuar.

Dëgjoni më poshtë këngët, me siguri do e dalloni sa identike janë…