Kanye West është një megaloman, i cili as butonin e ashensorit nuk shtyp, sillet si fëmijë dhe kërkon që stafi të mos flasë kur ai është aty. Të gjitha këto i ka treguar ish-truproja i rreperit, Steve Stanulis, i cili është pushuar nga puna vetëm pak kohë më parë. “Jam kujdesur një herë për të bijën e tij dhe kam kuptuar se ishte më e lehtë të kujdesesha për të sesa për të atin. Kam punuar me dhjetëra yje dhe diva, por ai është komplet ndryshe. Kayne West është 10 herë më i keq se ç’duket në media”, ka thënë ish-polici. Ai gjithashtu ka shtuar: “Ne u drejtuam për në studion e tij një ditë dhe ndaluam në ashensor. Ai qëndroi për disa minuta aty, me krahë të kryqëzuar dhe pyeti: “Nuk po e shtyp butonin?” Ai madje u inatos aq keq një ditë vetëm se unë isha shfaqur në një foto të tij të shkrepur nga paparacët”. West e kishte urdhëruar ish-truprojën e tij që të mos i fliste të shoqes, Kim Kardashian, pasi një natë ai i ishte prezantuar asaj. Pas dy javësh punë për rreperin, Stanulis u pushua nga puna natën e “MetGala”-s pasi kishte ndenjur pak minuta në korridor me Kim Kardashian. “Ai është njeriu më i ulët që kam takuar ndonjëherë”, – e ka mbyllur deklaratën e tij ish-polici.