Mesa duket dita e sotme për ish-misin e njohur veçanërisht brenda shtëpisë së Big Brother, Xhensila Pere, nuk ka shkuar aq mirë sa ç’priste.
Xhensilës i është çarë goma e makinës dhe për këtë i shkruan kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar të rregulloje rrugët.
“Xhaxhi Edi, rregullo rrugët se i lamë lëkët goma”, thotë ajo në një video-mesazh të shërndarë bë Instagram, ndërsa publikon edhe komentin e një ndjekësi që i shkruan se më shumë “po çon makinën në servis se të dashurën në krevat”.
Megjithatë duke marrë parasysh punët e shumta të Kryeministrit dhe vizitën e tij të fundit në Berlin, ku po takon kancelaren gjermane Merkel, vështirë se do ta marrë mesazhin e Xhensilës.