Ky është sekreti që mbart batanija e Princit dhe arsyeja e daljes së shpejtë e Kate Middleton nga spitali

Ardhja në jetë i fëmijës së tretë të familjes mbretërore ka qenë lajmi kryesor e ditëve të fundit.

Pa dyshim tërhoqi vëmendje pamja e Dukeshës Kate, e cila kishte lindur vetëm pak orë para se të dilte nga spitali, por dukej mahnitëse kur u rikthye në pallatin mbretëror. Mediat kanë marrë çdo detaj dhe e kanë analizuar, deri te batanija me të cilën ishte mbështjellë Princi në daljen e parë publike. Ajo ç’ka është zbuluar është fakti që kjo batanije i përket një tradite 70 vjeçare të familjes mbretërore. Ajo mban firmën e G.H. Hurt & Sons, dhe është shfaqur për herë të parë kur mbretëresha dhe bashkëshorti i saj Princi Philip i prezantuan botës princ Charls.

Advertisement

Vite më vonë, edhe Princeshë Diana ndoqi gjurmët e vjehrrës duke përdorur një batanije G.H. Hurt & Sons për dy djemtë, Princ William dhe Princ Harry-in.

Ndërsa tani në mënyrë simbolike Dukesha Kate dhe Princ William e risollën këtë batanije duke vazhduar traditën me fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë.

Gjithashtu ajo habiti të gjithë ishte fakti se Kate qëndroi në spital vetëm 7 orë pas lindjes. Më pas, ajo dhe Princi William u larguan nga spitali Lindo Wing St Mary’s për të shkuar në rezidencën e tyre në Kensington Palace.

Sipas The Guardian, nënat e reja në Mbretërinë e Bashkuar qëndrojnë mesatarisht 1 ditë në spital, ndërsa në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë dy ditë.

Ndërkohë që kur lindi princeshën Charlotte qëndroi 10 orë në spital ndërsa kur lindi princin gorge, qëndroi gjithë natën, këtë herë ka ndenjur më pak. Një nga arsyet që këtë herë u largua më herët nga spitali ku kushton 7500 paundë nata, ishte edhe turma e fotografëve dhe fansave që qëndronin jahstë dritareve të saj. Kjo e pengonte nënë lehonë të qetësohej.