Sipas “revistawho.com” edhe ish-banori i “Big Brother”, Erion Zeqiraj do të nisë një rrugëtim të ri në botën e televizionit.
Pas datës 10 shtator Erionin do ta shohim në televizionin “Tema Tv”, ku do të prezantojë edicionin e lajmeve.
View this post on Instagram
#magjia21 #worldcup2018 #fifaworldcup2018 #russia2018⚽ #volleyplayers )#volleyballlifestyle
Në fillimet e karrierës së tij, Erioni u bë i njohur nga pjesëmarrja në “Big Brother3”. Më pas, pa u larguar nga televizioni ai prej disa vitesh ka pasur eksperienca si spiker dhe prezantues në ekrane të ndryshme. Ish-banori ka qenë prezantues në emisionin “Dita ime” në “Vizion Plus” dhe më pas karrierën e vazhdoi në “RTSH” ku kishte një emision të përditshëm, “Kolor”. Njëkohësisht Erioni ka një karrierë të gjatë edhe si drejtor prodhimi në “Miss Univers Albania”.