Mediat ndërkombëtare raportojnë se disa ndërtesa rezidenciale janë shembur në zonën veriperëndimore të Bagdadit. Një prej shpërthimeve ka ndodhur në një restorant popullor në Allaui, pranë rrugës “Haifa”, në qendër të kryeqytetit, pranë Ministrisë së Kulturës dhe ambasadës së Iranit. Incidentet në kryeqytetin irakian vijnë dy ditë pas sulmeve të bashkrenduara vetëvrasëse, si pasojë e të cilave u vranë mbi 40 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.