Durrës – 16 vjecarja e zhdukur prej tre ditësh

Bëhet fjalë për shtetasen Rezarta Tahiraj, e cila që nga data 3 prill nuk është kthyer më në banesën e saj. Denoncimi për humbjen e 16 vjeçares është bërë mbrëmjen e djeshme nga e ëma e vajzës, e cila ka dhënë identitetin dhe profilin e saj për të ndihmuar policinë në gjetjen e adoleshentes. Sipas policisë së Durrësit, “shtetesja N.T., banuese në Sukth Durrës, deklaron se më datë 03.04.2010, i është larguar nga banesa vajza e saj, shtetesja Rezarta Tahiraj, e datëlindjes 13.02.1994, me arsim 8 klasë”. Policia sqaron se nga ana e efektivave të saj po punohet për gjetjen e adoleshentes.

Advertisement