Kompania Apple ka realizuar një event shumë të rëndësishëm ditën e djeshme.
Krahas të tjerave ka zbuluar edhe tre modelet e reja të iPhone, siç janë iPhone Xs, Xs Mac dhe XR si dhe ka njoftuar një rifreskim të sistemit operativ iOS 12, i cili do të realizojë një ndryshim thelbësor në telefonin e të gjithë atyre që kanë në përdorim Iphone 5s dhe sipër.
Së pari, celulari juaj do t’ju bëj të ndiheni me turp në qoftë se keni kaluar shumë kohë në të, por kjo vetëm në qoftë se ju e dëshironi një gjë të tillë. Një opsion i ri ju lejon që në ekranin tuaj të shihni sesa kohë keni shpenzuar në telefon çdo ditë.
Madje, do të keni mundesinë të shihni sa kohë kaloni në çdo aplikacion që ndodhet në telefonin tuaj. Sa rrini në Instagram, sa luani lojra, Facebook apo duke edituar fotot.
Së treti, ju mund të krijoni “Memojis”, që janë praktikisht emoji të personalizuara.
Do të mund të flisni me mëshumë se 3 veta në Facetime në të njëjtën kohë.
Dhe formati i ri i fotove do të duket kështu.