Incident në Eurovision: Ja çfarë tha personi që i mori mikrofonin këngëtares britanike

Mbrëmjen e djeshme, në natën finale të Eurovisionit, teksa këngëtarja britanike SuRie po performonte, dikush ndërhyn në skenë.

Personi i mori mikrofonin këngëtares dhe tha diçka para se rojat e sigurisë ta kapnin.

Advertisement

Pak më vonë mediat e huaja kanë shkruar se personi është shprehur: “Nazistë të mediave britanike, duam liri”.

Edhe pse këngëtares iu ofrua të performojë sërish, ajo dhe skuadra nuk pranuan duke u shprehur se janë krenarë me performancën e saj.

Ndërsa pas spektaklit, SuRie shkroi në Twitter: “Gjithmonë e kemi thënë që në Eurovizion mund të ndodhë gjithçka…”.