Ilda i përgjigjet Mustafa Nanos: Jam më e veshur se gazetaret e sportit në Itali

Pak ditë më parë gazetari, Mustafa Nano në emisionin tij “Provokacia” i dedikoi një hapësirë të caktuar monologut për dy moderatoret e njohura të ekranit, Ilda Bejlerit dhe Bora Zemanit.

Për Ilda Bejlerin, Nano deklaroi: “Veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, vulgare, e pa hijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate, shumë i shkurtër, i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit, aq sa unë mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish. Gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do vinin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjes. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje nuk duhet të vishet në këtë mënyrë dhe këtë ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë!”

Advertisement

Mëngjesin e sotëm Ilda ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku është pyetur ndër të tjera edhe rreth deklaratës së Nanos. “Nuk më ka shkaktuar asnjë ndjesi. Mustafa Nano nuk është as Chanel as Karl Lagerfeld, ndaj për aq kohë sa dikush nuk ka lidhje me atë që thotë… Për më tepër fotot ishin shumë të vjetra dhe veshja hyn te kompromisi që duhet të bësh për hir të punës. Mendoj se është diçka personale dhe e qëllimshme. Kur je pjesë e showbizit duhet të merresh edhe me këngëtarë dhe aktorë. Unë jam më e veshur se gazetaret e sportit në Itali”,- ka thënë Ilda. /revistawho.com/