Moderatorja e sportit Ilda Bejleri është bërë shpeshë kryefjalë e mediave rozë për marrëdhënien e saj me deputetin e PD-së Klevis Balliu.

Sa herë është pyetur për këtë temë, ajo e ka anashkaluar pyetjen, duke mos folur fare për deputetin. Por, e ftuar te Rudina, Ildës iu shfaqën sërish disa foto të Klevisit në ekran, të cilat kur i pa, moderatorja qeshi dhe tha: “Nuk është momenti për të folur për jetën time private”.

Advertisement

Megjithatë Rudina insistoi që Ilda të zbulonte më shumë duke u shprehur se të gjithë thonë se ata janë të lidhur.

“Klevisin e njoh, e kam mik, është një person me shumë vlera, një shok shumë i mirë”, u shpreh Ilda duke folur kështu për herë të parë për Klevisin edhe pse duke përdorur termin “shok”.
“Nuk është momenti për të folur për ne të dy sepse jam vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra”,- përfundoi moderatorja.