“Robi plaket kur do vetë, dhe Ija i vë pikën këtij vargu”,- ka shkruar Xhensila Myrtezaj në Instagram, duke na njoftuar se gjyshja e Bes Kallakut ka hapur llogari në Instagram.

Nëse ju pëlqejnë shumë postimet e Besit me Ijen, tani mund ta ndiqni dhe në një profil të sajin. Ija , e cila u bë e famshme nga nipi ka marrë shpesh vëmendjen e publikut dhe portaleve me shpirtin e saj karizmatik. Ajo ka qenë e ftuar edhe në disa programe të njohura në ekran, për të ndarë me publikun raportin e veçantë që ka me Besin, me Xhensilën, por edhe për të rrëfyer më shumë për jetën e Bubqit, aty ku ajo vazhdon të jetojë edhe sot.

Advertisement

Ija e Besit ka vetëm 24 orë që e ka hapur adresën e saj në Instagram dhe ka arritur mbi 33 mijë “followers”. Postimet e saj janë shumë gallatë dhe mbi të gjitha ato qe shkruanpër të shoqëruar fotot. Profilin e saj e ka shpërndarë dhe vetë Besi së bashku me bashkëshorten Xhensilën, të cilët i ftojnë fansat të bëjnë “follow” Ijen. Besi gjithashtu ka publikuar dhe një bisedë me Ijen nga Instagrami që na bën të qeshim me lot.