I vënë emrin vajzës

Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë quajtur vogëlushen e tyre Kaidence Donda West. Ylli i reality TV e solli në jetë vogëlushen, fëmijën e parë të çiftit, në Los Angeles (California), më të shtunën (15.06.13) në Cedars-Sinai Medical Center. Thuhet se Kim dhe Kanye kishin rënë dakort për të vazhduar traditën e familjes Kardashian për t’i quajtur vajzat me emra që fillojnë me shkronjën K, ndaj emri i parë është Kaidence. Emri i dytë Donda, është  vënë në nder të nënës së Kanye-t, e cila ndërroi jetë në 2007-ën. 32 vjeçarja duhej të lindte në mes të muajit korrik, por si pasojë e dhimbjeve të parakohshme (të premten) lindi me herët.

Motra e saj ka konfirmuar se edhe mamaja dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.
Gjithashtu mësohet se Kanye ka refuzuar të pranojë kamerat për të xhiruar për seritë reality “Keeping Up with the Kardashians”, por e ka lejuar Kris Jenner, të ëmën e njëkohësisht menaxheren e Kim, që të filmojë me një kamera dore ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Një burim ka treguar për RadarOnline.com se ky xhirim është vetëm për përdorim personal dhe kurrsesi për një speciale reality-je në kanalin televiziv E!.

Advertisement