Ceremonia e ndarjes së çmimeve “BAFTA”, sigurisht që nxjerr talentin dhe më të mirën nga industria e filmit, por ndodh që të ekspozojë edhe më të keqen sa i takon modës!
Kështu, me përjashtim të personazheve që i takojnë listës A, kishte në mesin e tyre nga ata që guxuan të sfidonin të ftohtin për të sjellë në tapetin e kuq të Royal Albert Hall në Londër, modele veshjesh të guximshme, të tepruara do t’i konsideronin emrat e mëdhenj të botës së fashion-it!
Yjet si aktorja e Charlie’s Angels Ella Balinska dhe këngëtarja Pixie Lott goditën me fustanet e tyre dramatike dhe të guximshme, duke i bërë “trimëri” të ftohtit të këtyre ditëve dimri.
Aktori Wild Rose Jessie Buckley ishte një tjetër personazh i famshëm që pësoi një “rrëshqitje” satirike stili, aq sa e gjithë pamja e tij u duk si një ansambël me kadife të gjatë dhe pendë struci në fund!
Lista është edhe më e gjatë e protagonistëve që zunë vend në kategorinë e të veshurve më keq! Zbulojini edhe ju!
/RevistaClass/