Hueyda El Saied e njohim gjithmonë si vajzën e çiltër, të qeshur dhe shumë të talentuar në shumë drejtime.

Megjithatë, duket se jeta nuk i ka qeshur dhe aq shumë. Mbrëmjen e kaluar ajo ishte e ftuar në “Top Show Magazine” me Alban Dudushin, ku në bisedë e sipër tregoi se ishte ndarë nga Misheli. Me shumë sportivitet Hueyda tregoi se ka bashkëjetuar 5 vite me personin që i dhuroi gjënë më të bukur, djalin, Gabrielin.

Advertisement

“Kam bashkëjetuar me Mishelin prej 5 vitesh… Ok, po e them, nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë. Mami do më vrasë, mami e thashë mami, se mami më la porosi kur të shkosh në Shqipëri, mos u trego që je ndarë”, – ka thënë Hueyda.

Ajo gjithashtu tregoi se arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia, por për tani për të ka kaluar çdo gjë dhe me të qeshur e falenderoi, pasi pas ndarjes ajo kishte gjetur më shumë kohë për veten.

“U ndava sepse më tradhëtoi. Si mund të ndjehet një njeri që tradhëtohet? Dy javët e para qava, pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit, jeta vazhdon… Mua ai më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është Gabrieli, dashuria mbaron, prandaj e falenderoj dhe Mishelin se shih si jam bërë unë tani”, – ka thënë Hueyda në “Top Show Magazine” duke iu referuar linjave të saj.