Të gjithëve na ka rastisur të zgjohemi të paktën një herë zërin misterioz që na shoqëron çdo mëngjes në emisionin në TvKlan, “Aldo Morning Show”.

Prej vitesh Aldo është treguar i rezervuar lidhur me jetën e tij private, e kjo shihet jo vetëm te fakti që mundohet të mos e tregojë fytyrën në ekran, por në media rrallë herë mund të shohim lajme për të.

Advertisement

Suplementi “Bluetooth” ka zbuluar një lajm të gëzueshëm për familjen e moderatorit të njohur…
Aldo është bërë baba për herë të dytë!

Sipas burimeve të suplementit, pas 13 viteve, Aldo dhe bashkëshortja e tij, Ketiona kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë, këtë herë një vogëlushe. Tashmë, Martini i vogël do të ketë edhe motër, e cila është quajtur Charlot.

Tani panorama e familjes do të ketë një pamje tërësisht ndryshe.