Dashi: Një ditë e këndshme e lëvishme  për pjesën më të madhe tuajën, falë Hënës dhe Mërkurit (prej ditës së sotme në shenjën tuaj). Guxoni, tentoni, mos u trembni nga rreziqe të vogla: fati është në anën tuaj! Mundësi të shkëlqyera në punë. Ndonjë e re sentimentale do të jetë qershia mbi tortë e një ditë vërtetë fantastike për gjithçka.

Demi:  Me Marsin që zbarkon në shenjën tuaj mund t’i ndizni motorrët: ju presin ditë të karakterizuara nga energji të mëdha dhe pasion. Të mirën do t’a japë në mbrëmje Hëna, e cila është duke kaluar në shenjën e Virgjëreshës. Puna ashtu edhe sporti mund t’ju dhurojnë kënaqësi interesante. Do të gjeni një objekt të humbur.

Advertisement

Binjakët:  Mërkuri ju garanton një mundësi të shkëlqeyr për t’ja dalë mbanë në projektet tuaja të shumta ambicioze. Në punë jo çdo  gjë shkon më së miri, por nëse përmirësoni aftësinë e bashkëpunimit do të gjeni mënyrën e duhur për të rinisur shkëlqyeshëm. Në dashuri mos e impononi opinionin tuaj në mënyrë të dhunshme dhe prepotente: sa më fleksibël të jeni aq më tepër do të afrohet personi i dashur.

Gaforrja: Nëse do të jeni të detyruar që të lini diçka pas dore në punë, mos e përjetoni dramatikisht pasi do të keni mjaftueshëm kohë për t’ju rikthyer. Mos bëni konfidenca të tepërta dhe mos u tregoni sekrete personave që nuk janë ashtu siç duken: do i shfrytëzojnë keq. Tregohuni të ndershëm me veten dhe partnerin.

Luani: Gjithçka po shkon më së miri. Do të shmangni oportunistët pa u menduar dy herë. Më pas do të krijoni mundësinë të takoni njerëzit e vërtetë të jetës suaj duke shmangur kompromiset do të shënjestroni realizimin e një projekti ambicioz. Një ndihmë e jashtme nuk do të ngurojë së ardhuri. Hëna në shenjën do t’ju falë romanticizëm.  Kjo do t’ju japë mundësinë të hidhni në rrjetën tuaj personat që dëshironi dhe kështu do të jeni të parezistueshëm.

Virgjëresha: Saturni ju rikthen vëmendjen, qetësinë familjare dhe e dimë shumë mirë që disa sakrifica të vogla duhen bërë. Mos u qani. Do  t’ju jepet mundësia dhe kapaciteti të shkoni drejt e në temë. Jeni singëll? Mundësi të mira për të ndërtuar raporte kulturore interesante me persona veçanërisht tërheqës. Guxoni! Mbrëmja do të jetë fantastike.

Peshorja: Nuk mund  të themi që në dashuri e fitoni ju kupën e besnikërisë. Sot mbi të gjitha me Hënën dhe Venusin në bashkëpunim nuk do të jeni totalisht të sinqertë. Partneri e di këtë por do të bëjë një sy qorr e një vesh shurdh. Nëse nuk do të doni t’a shini veten të braktisur duhet të keni kujdes. Në punë duhet të kërkoni të drejtat tuaja. Nëse është e nevojshme mbani qëndrim dhe kështu lodhja juaj do të vlerësohet.

Akrepi: Mos humbisni mundësinë të vendoseni nën dritën pozitive në sferën sociale dhe profesionale. Këtë gjë jua paralajmëron Hëna në pozicion të dhjetë në shenjën tuaj. Situata ndryshon totalisht kur flasim për fizikun tuaj dhe për ndjenjat. Në rastin e parë llogarisni disa momente nervozizmi dhe lodhjeje, në rastin e dytë tensione dhe xhelozi.

Shigjetari: Çfarë do të ishte më mirë se të kesh një qiell mik për të përfunduar më së miri muajin e Marsit. Dita do të fillojë jashtëzakonisht mirë! Hëna dhe Jupiteri në fushën e nëntë do t’ju japin mundësi të zgjeroni horizontet, të krijoni projekte të parezistueshme, të keni fantazi të shfrenuar dhe t’a realizoni atë maksimalisht. Me pak fjalë do të jeni fitimtarë.

Bricjapi: Veproni me siguri sot. Nuk do të pengoheni nga askush. Edhe nëse do të ketë gjasa që kjo të ndodhë kini besim tek intuita dhe tek eksperienca që keni fituar. Kështu do të drejtoheni nga një shqisë e shtatë e pagabueshme që do t’ju japë mundësinë të lëvizni lehtësisht edhe në situatat më të ndërlikuara. Të reja të mëdha e të bukura në dashuri.

Ujori: Nëse jeta ju duket pak e kënaqshme, në vend që të fajësoni të tjerët kërkoni dalje të reja. Ka ardhur momenti të shini vërdallë dhe të shkelni rrugë më në sintoni me  nevojat tuaja. Mos u verboni nga aparenca. Para se të pranoni një ftesë kërkoni të vëzhgoni shpirtin e personit që po ua bën. Nëse veproni kështu do të keni disa surpriza.

Peshqit: Ditë e mirë kjo për punën. Hëna në fushën e gjashtë do t’ju sugjerojë se ka ardhur momenti të organizoheni, të planifikoni aktivitetin tuaj dhe të nxirrni në pah sensin praktik që dispononi. Jepini vëmendje shëndetit: pas një shqetësimi sezonal do të ndiheni të brishtë. Në pishinë thajeni mirë kokën. Nëse dilni me flokët e lagur mund të keni një rikthim. Dashuria mirë.