Entuziazmi i pamasë i Taylor Swift dhe Justin Timberlake! Shikoni fotot.

Një prej momenteve më të bukura në iHeartRadio Music Awards me siguri ka qenë fytyra e surprizuar e Taylor Swift kur mori cmimin Best Lyrics.Këngëtarja 25 vjecare ka fituar tre cmime gjatë mbrëmjes përfshi edhe “Artist of the Year” dhe “Song of the Year”.
Por kur asaj iu dha edhe cmimi Best Lyrics (teksti më i mirë), miku i saj që i ishte ulur pranë, Justin Timberlake, është hedhur përpjetë me një fytyrë po aq të surprizuar sa do e bënte dhe vetë Swift.
E emocionuar edhe nga imitimi që i bëri këngëtari, Taylor ka ngritur duart lart duke u entuziazmuar tejet mase, si gjithnjë.

Advertisement