Dashi: Kjo e sotmja nuk do të jetë një ditë solare pasi Hëna në kundërshti do të përpiqet t’ju bëjë me humor të keq dhe të shihni anët negative të çdo situate. Më mirë mos merrni vendime të rëndësishme si në ambjentin profesioanal ashtu edhe në atë personal. Mund të keni ndonjë konflikt lidhur me çështje që kanë të bëjnë me banesën tuaj. Mund të jeni pak dembelë.

Demi:  Profesionalisht jeni të vendosur të merrni maksimumin por edhe nga pikëpamja ekonomike. Por duke ecur përpara nuk do të mungojnë problemet dhe gjërat e paparashikuara, por aq të armatosur saç jeni do t’i kaloni me shumë pak mund. Mbrëmja mund të jetë shumë e kënaqshme për ata që kanë një lidhje të lumtur dashurie, falë edhe një seksualiteti gjithnjë të gjallë që nuk do të mungojë as për të tjerët.

Advertisement

Binjakët:  Të puthur nga fati llogarisni rezultatet më të mira që mund të dëshironi nga aktiviteti juaj profesional: në këtë rast nuk do të mungojnë edhe shpërblime ekonomike. Në dashuri lëshojeni veten dhe tregohuni më të butë dhe të dashur me partnerin. Momente shumë të gjalla parashikohen për më të rinjtë dhe beqarët që do të kenë goxha raste.

Gaforrja: Edhe pse Hëna ju sheh vëngër nuk është rasti të qaheni me menyrën se si po shkon përgjithësisht jeta juaj. Mos merrni vendime të rëndësishme përsa i përket parave, por prisni të shtunën. Për të qenë të sigurt, jini të rezervuar për çështjet tuaja dashurore. Do të ishte mirë të limitoheshit edhe në tavolinë.

Luani: Jeni shumë të përqendruar në punë dhe të vendosur për të marrë maksimumin e kënaqësisë nga aktiviteti juaj: ambicja në këtë moment është një shtysë e madhe që ju bën të jepni më të mirën nga vetja juaj, cilatdo qofshin kushtet tuaja personale. Klima familjare paraqitet e shkëlqyer. Jeta në çift është një varg mundësish të mira dhe lumturie.

Virgjëresha: Më në fund impenjimi dhe lodhja do të japin frytet e tyre: me të drejtë pretendoni që të njihen meritat tuaja dhe që sforcot të rikompensohen edhe në profilin financiar. Do të dini të gjeni mënyra dhe rrugë për të arritur ato që doni: ndiqni intuitën tuaj dhe nuk do të mungoni. Atmosferë e qetë në dashuri dhe çiftin tuaj.

Peshorja: Sfera profesionale do të jetë e mbrojtur dhe e favorizuar nga yjet që ofrojnë raste të mira për pjesën dërrmuese tuajën edhe nën profilin financiar: mos lini t’ju ikë nga duart asnjë mundësi që ju ofrohet. Rekomandohet saktësi në fazën ekzekutive dhe në puntualitetin e takimeve. Një darkë intime me partnerin do të sheshojë ndonjë divergjencë.

Akrepi:  Nuk është karakteristikë e juaja që të dorëzoheni përpara vështirësive, e megjithatë keni pranuar një situatë negative që me pak vullnet të mirë mund t’a kaloni në mënyrë të shkëlqyer. Kurajo: përvishni mëngët dhe veproni pa pritur më tepër. Një dietë e ekuilibruar do t’ju ndihmojë të disintoksikoni mëlçinë që rezulton pak e mbingarkuar.

Shigjetari: Besojuni premtimeve të Hënës mike dhe flisni për ndjenjat tuaja me personin që ju bën t’ju rrahë zemra fort. Do të përfshiheni nga emocione dhe ndjesi marramendëse. Disa prespektiva të punës janë ambivalente. Jupiteri mik ju mbron, por Marsi dhe Mërkuri armiqësor e bëjnë akoma më të vështirë rrugën përpara jush.

Bricjapi: Disa pengesa të vogla krijuar nga yjet duhen marrë parasysh. Nuk do të mungojnë keqkuptimet në jetën në çift: do t’a keni ju në dorë shmangien e zënkave dhe krizës duke mbajtur një sjellje pajtuese dhe të kontrolluar. Stresi mund të rritet më vonë gjatë ditës: studioni strategjitë e duhura për t’u distancuar dhe lini të kalojë stuhia astrale.

Ujori: Me kaq shumë yje pozitivë dhe me gjithë energjitë e bukura që keni do të përfshiheni nga një zell i madh dhe do të hidheni në punë pa u kursyer, me suksese dhe fitime. Komunikimi do të jetë lajtmotivi i mbrëmjes dhe do t’ju lejojë të thelloni, zgjeroni dhe përmirësoni mirëkuptimin me personin e zemrës. Jeni singëll? Dikush do t’ju joshw paturpësisht.

Peshqit: Nuk jeni të vetmit në punë që lodheni për të fituar: hidhini sytë përreth dhe do të zbuloni që dikush është gati t’ju mbështesë. Nëse mbështeteni tek shpirti i bashkëpunimit do të jeni më të kënaqur ju por edhe të tjerët. Nëse jeni singëll zgjidhni personat që ju frymëzojnë simpati për takime në kërkim të argëtimit.