Peticion për t’i hequr cmimin Billboard Iggy Azalea-s

Iggy Azalea po haset me disa probleme, fansat e saj nuk janë të kënaqur me cmimin që ka marrë në Billboard Music Awards.
Rreperja ka fituar cmimet Top Streaming Artist, Top Rap Artist, dhe Top Rap Song për bashkëpunimin e saj me Charli XCX.
Por sipas atyre që kanë firmosur peticionin, cmimi Top Rap Song nuk i takonte asaj, ndërkohë që në këtë kategori ishin nominuar artistë si Big Sean, Nicki Minaj, dhe Bobby Shmurda.
Peticioni në faqen Change.org është firmosur nga 17500 persona deri më tani dhe ende po fiton famë.
Aty sqarohet se cmimi i fituar nga ajo është i pavlefshëm pasi periudha e nominimeve është nga Marsi i 2014-ës deri në Marsin e 2015-ës, ndërkohë që kënga e Azalea është publikuar në Shkurt 2014, pra një muaj para periudhës së përcaktuar.
“Kjo nuk është e drejtë krahas nominimeve të tjera të kategorisë, sidomos këngës “Anaconda” nga Nicki Minaj, e cila me siguri do të ishte shpallur fituese”, thuhet në peticion.

Advertisement